Prej reformimit të planprogrameve të vitit 2002/2003, në programet Universitare kryesisht ekzistojnë dy sisteme paralele studimore. Në disa drejtime studimore vazhdon të ekzistoj sistemi me studime të diplomës dhe studime të doktoraturës, kurse për drejtime të tjera është pranuar sistemi me tri degë dhe mund të zgjidhen studime Bachelor, Master dhe Doktoraturë, gjegjësisht PhD.
Studime të Diplomës Kjo formë e studimit vlen si edukim paraprak për profesionin e ardhshëm dhe i përfshinë dy pjesë studimore, kohëzgjatja e të cilave është gjithsejtë 8 deri në 10 semestra dhe pas mbarimit të suksesshëm fitohet titulli Magjistër (Mag.).
Studime Bachelor Përmes kësaj forme të studimit e cila zgjatë 6 semestra, transmetohen bazat e para shkencore dhe fitohen kualifikime praktike. Pas mbarimit të suksesshëm fitohet titulli (Bakk.).
Studime Master Studimet për Master janë të orientuara në shkencë dhe mund të vazhdohen pas mbarimit të suksesshëm të studimeve Bachelor. Ky studim zakonisht zgjatë 4 semestra dhe mbarohet me marrjen e titullit Master.
Studime të Magjistraturës Magjistratura apo Magjistër Artium (M.A.), deri më tani përveç studimeve për diplomë ka qenë forma më e shpeshtë e studimeve. Magjistratura në vendet gjermanofolëse zakonisht është shkalla e parë e arritjes së ndonjë titulli akademik në studime të shkencave të kulturës dhe të shkencave shoqërore. Lëndët në këtë formë zakonisht janë të caktuara në lëndë të obligueshme dhe zgjedhore. Duhet të kihet parasysh se studimet e këtij lloji në shumicën e Universiteteve janë në fazë tranzitore për kalim në forma të tjera të studimeve duke u reformuar sipas sistemit të Bolonjës.
Studime Individuale Përveç formave të studimeve me planprograme të parapara ekziston edhe forma e studimit individual ku ofrohet mundësia e konceptimit të një programi sipas dëshirës personale nga krejt Universitetet ekzistuese. Por kjo së pari duhet të miratohet nga organe përgjegjëse. Të mundshme janë studime individuale për Bachelor, Master, apo studime të Diplomës.
Doktoraturë Studimet e Doktoraturës mund të fillohen pas studimeve të Diplomës apo Master dhe zgjasin 4 semestra ku në fund pas promovimit fitohet titulli Doktor (Dr.).
PhD Tani ofrohen PhD studime të ndryshme të cilat zgjasin të paktën 8 semestra dhe pas mbarimit të suksesshëm arrihet titulli Doctor of Philosophy (PhD).
Studime jo të rregullta Mundësi tjetër për ti filluar studimet në Universitetet e Vjenës, është pranimi në një studim jo të rregullt. Kjo formë nuk është studim i cili mund të zhvillohet nga largësia, por nënkupton një fazë kalimtare të studimeve, ku mund të jepen provime shtesë nga ata të cilët aplikojnë me dëftesa jo të barasvlershëm.
Shumica e studentëve të huaj pranohen në Universitet e Austrisë me kusht që të mësohet së pari gjuha gjermane. Prandaj nëse nuk ke njohuri të gjuhës gjermane, së pari e fiton statusin e studentit jo të rregullt dhe pas mbarimit të suksesshëm të kursit gjuhësorë i fillon studimet e rregullta.
Shiko të gjitha degët të cilat ofrohen nga Universitetet e Vjenës: Degët studimore prej A-ZH
|
 |
 |