Shpesh herë kur donte ndokush të regjistrohej në njërën prej Universiteteve të Vjenës, është dashur ta bënte këtë nëpërmjet shumë kanaleve të ndryshme.
Shok pas shoku arrinin dikur dokumentet nëpërmjet nëpunësve të Universitetit në tavolinën e personit i cili ishte përgjegjës për marrjen e vendimit përfundimtarë lidhur me pranimin në Universitet dhe asnjëherë deri më tani nuk e merrte ndokush përgjegjësinë për t'ja mbrojtur këtij aplikuesi interesin në momentin vendimtarë.
Shok pas shoku qëllonte shpesh herë edhe një shok i papërgjegjshëm i cili obligimin e marrë përsipër e linte të përgjysmuar sipas motos “larg syve larg zemrës”. Madje edhe pas marrjes së vendimit pozitiv nga Universiteti ndodhte që nuk u përcillte pranimi derisa afati kalonte dhe mundësia për tu regjistruar humbiste.
Aplikuesi ballafaqohej edhe me kėto probleme:
Webfaqe të Universiteteve jo transparente dhe të ndërlikuara
Telefonata për këshillim të pashmangshme me pritje të gjata në linjë
Procese të ndërlikuara administrative nga organe universitare
Probleme gjuhësore dhe të natyrës së kontekstit
Kthim të dokumenteve për shkak të përkthimeve jo të mjaftueshme
Marrja e përgjigjes negative për shkak të përkthimeve të gabuara
Mosshfrytëzim të mundësisë së apelimit pas arritjes së përgjigjes negative
Prandaj, aplikuesi në përgjithësi ishte i detyruar të shpenzonte më tepër mjete financiare dhe para se gjithash të shpenzonte kohë. Çdo i dyti aplikues ka pritur me muaj të tëra dhe jo rrallë herë edhe me vite për ta arritur qëllimin e vet, nëse nuk është dorëzuar më parë. Ata të cilët ja dilnin të regjistrohen duke mos humbur kohë dhe duke mos shpenzuar shumë para, shpesh herë pas fillimit të studimeve e vërenin se paska pasur mundësi më të përshtatshme për vijimin e studimeve në Austri. Kuota e studentëve të cilët i ndërpresin studimet për shkak të informimit jo të mirë para aplikimit është tejet e madhe ndër studentët e huaj.
Krejt kėto tani mė janė tė panevojshme
Meqenëse studeu t’i zgjidh krejt pengesat, ty të mbetet vetëm dërgimi i dokumenteve në shqip dhe pagesa e njëhershme prej 389 €. Tek studeu do ta gjesh partnerin i cili të këshillon, të regjistron dhe të zëvendëson ty në vendin e ngjarjes në mënyrë të drejtpërdrejtë. Na shkruaj pa hezitim në office@studeu.com.